Albanian Military Forum
May 18, 2013, 11:32:21 AM *
Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length
News: Albanian Military Forum
 
   Home   Help Search Gallery Calendar Members Login Register  
Pages: 1 ... 31 32 [33] 34 35 ... 50   Go Down
  Print  
Author Topic: Lufta e Dyte Boterore ne Shqiperi  (Read 49079 times)
Malion
Agjitprop i paepur ne betejat me serbogreket ne MP.net
Moderator
***

Reputation Power: 0
Malion has no influence.
Offline Offline

Posts: 866


Amor patriae nostra lex


« Reply #480 on: January 23, 2012, 12:11:24 AM »

Tankisti 56, nuk kishe postuar gje. Kur te shtypesh butonin Reply, shkruaj poshte frazes dhe pastaj shtyp submit. Mireserdhe ne forum!
Logged
Albanian Military Forum
« Reply #480 on: January 23, 2012, 12:11:24 AM »

Your Ad Here
 Logged
Malion
Agjitprop i paepur ne betejat me serbogreket ne MP.net
Moderator
***

Reputation Power: 0
Malion has no influence.
Offline Offline

Posts: 866


Amor patriae nostra lex


« Reply #481 on: January 23, 2012, 12:16:07 AM »

--

Logged
Eagleson


Reputation Power: 0
Eagleson has no influence.
Offline Offline

Posts: 1622

Action is the real measure of intelligence.


« Reply #482 on: January 23, 2012, 12:24:30 AM »

1945 Final Report of the German Wehrmacht in Albania

The Italian administration of Albania during the Second World War collapsed in September 1943. Units of the German Wehrmacht immediately occupied the country to prevent an Allied landing. The Germans restored the formal independence of Albania and, to an extent, respected the country’s sovereignty. Despite this, Albania was effectively occupied by the Third Reich for over a year. In October-November 1944, German forces withdrew from Albania and began their long march through the mountains of Bosnia back to Austria and Germany. The author of this fifty-page report was a member of the so-called Administration Group of the Wehrmacht that carried out various administrative and technical duties during the occupation. He describes the conditions in the country in 1943-1944 as he saw them and provides an overview of the political, administrative and economic situation. This unique report on German-occupied Albania by a Nazi official seems to have been drafted in February or March 1945, i.e. after the withdrawal from the Balkans and only a few weeks before Germany’s capitulation.


Basic Position of the German Administration in Neutral Albania


Ja dhe pozicioni i Gjermanise per Shqiperine asaj kohe

There was no actual German military administration in Albania. Those officials of the military administration who were working in Albania had duties that were quite different from those in France, Belgium or Serbia.

German policies on Albania were guided by the basic principle that Albania was to be respected as an independent and neutral country. There were good reasons for this. As the only primarily Muslim state in Europe, Albania required special consideration within the framework of Germany’s policies towards the Islamic world as a whole, particularly with deference to Turkey, and had to be treated with special care and consideration at the political level, far more than its importance as a country would have warranted. One could, however, ask the question as to whether this principle that was respected right to the end, was not overdone. At any rate, it was a determining factor for German administrators who had Albania’s future in their hands and it largely determined the scope and limitations of the Administration’s activities.

http://www.albanianhistory.net/texts20_3/AH1945_4EN.html

Nje raport i gjate, por jashtezakonisht interesant dhe informues. Une per vete mesova disa gjera te reja qe nuk i dija, mbi kte periudhe..
Logged

If there are no stupid questions, then what kind of questions do stupid people ask? Do they get smart just in time to ask questions?
Illyrian


Reputation Power: 0
Illyrian has no influence.
Offline Offline

Posts: 77



« Reply #483 on: January 23, 2012, 09:27:07 AM »

Tankisti 56, nuk kishe postuar gje. Kur te shtypesh butonin Reply, shkruaj poshte frazes dhe pastaj shtyp submit. Mireserdhe ne forum!


Me fal shoku kapetan ..

http://www.youtube.com/watch?v=buiPYsdJk2M&feature=related
Logged
Albi88


Reputation Power: 0
Albi88 has no influence.
Offline Offline

Posts: 3017



« Reply #484 on: January 23, 2012, 10:10:19 AM »

Illyrian po e vendos me mire:
<a href="http://www.youtube.com/watch?v=buiPYsdJk2M" target="_blank">http://www.youtube.com/watch?v=buiPYsdJk2M</a>
Logged
albanian


Reputation Power: 0
albanian has no influence.
Offline Offline

Posts: 3261


Zoti me pagezoj shqiptar ndaj lermeni te jetoj.


« Reply #485 on: January 23, 2012, 07:53:45 PM »

Illyrian po e vendos me mire:
<a href="http://www.youtube.com/watch?v=buiPYsdJk2M" target="_blank">http://www.youtube.com/watch?v=buiPYsdJk2M</a>
Qe te titulli eshte gabim . Duhej shkruar shqiperia me e madhe se edhe keshtu nuk eshte e plote pa Camerine. Po hajt ca t' bojme propagande faciste ,vallaj ja mysin kot na njiher.


* SHQIPERIA E RIBASHKUAR.gif (31.28 KB, 148x98 - viewed 486 times.)
Logged

I know that the Albanians are not perfect and do not profess to be so, but before the finger lead us to judge us, try to see your hands if they are clean or not.
                  -ALBANIAN-
the gunsmith
Moderator i pamoderueshem.Llamarinist,thellesisht antikomunist ne delir permanent ne univers kalibrash,eotech,ak&hk.Me pak i eger se sa don te duket, kritik i cfaredo gjeje e ne rradhe te pare i vetes.


Reputation Power: 0
the gunsmith has no influence.
Offline Offline

Posts: 1336


Cogito ergo sum!


WWW
« Reply #486 on: January 23, 2012, 09:17:07 PM »

--

shiko nga foto qendrimin servil te staraveckes....qe pastaj iku nga brigada e pare se nuk luftonte dot kunder shqipotareve nen komanden e serbeve dhe kuislingeve te tyre
Logged

Cordite fires my synapses, Gun oils pumps through my heart and veins, I'm as tough as an AK and as versatile as an M16, I am THE  Weaponologist
Zaim Qyteza
Vezir i madh i forumit dhe Shqypnise tavolinave.


Reputation Power: 0
Zaim Qyteza has no influence.
Offline Offline

Posts: 345



« Reply #487 on: January 27, 2012, 10:09:56 PM »

Ketu e keni te plote dokumentarin bashke me nje koment timin. Shpresoj te mos me quani antishqiptar.
Shendet,
Zaim

http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=487#
Logged
the gunsmith
Moderator i pamoderueshem.Llamarinist,thellesisht antikomunist ne delir permanent ne univers kalibrash,eotech,ak&hk.Me pak i eger se sa don te duket, kritik i cfaredo gjeje e ne rradhe te pare i vetes.


Reputation Power: 0
the gunsmith has no influence.
Offline Offline

Posts: 1336


Cogito ergo sum!


WWW
« Reply #488 on: January 31, 2012, 12:38:02 AM »

Ketu e keni te plote dokumentarin bashke me nje koment timin. Shpresoj te mos me quani antishqiptar.
Shendet,
Zaim

http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=487#

perfect!!!!!

mustafa kruja i hoq simbolet e fashizmit nga flamuri pas 3 vjetesh....bolshojt i hiqen simbolin e bashkimit sovjetik vec ne 1991, pas 46 vjetesh....
Logged

Cordite fires my synapses, Gun oils pumps through my heart and veins, I'm as tough as an AK and as versatile as an M16, I am THE  Weaponologist
Malion
Agjitprop i paepur ne betejat me serbogreket ne MP.net
Moderator
***

Reputation Power: 0
Malion has no influence.
Offline Offline

Posts: 866


Amor patriae nostra lex


« Reply #489 on: February 03, 2012, 06:26:54 PM »

Fotoja e meposhtme duhet te jete bere gjate zbarkimit anglez ne Sarande ne tetor 1944.

Ja edhe kujtimet e disa prej pjesemarresve ne ate operacion:

Flasin veteranet qe moren pjese ne luften per clirimin e Sarandes. Hedhin poshte pretendimet e arkeologut anglez, Richard Hodges, duke deshmuar per ditet e asaj ngjarje te tetorit 1944 ne Sarande

Thoma Nika

Vetem pak dite me pare, pas festimeve te 60-vjetorit te clirimit te Sarandes, ne nje te perditshme shqiptare, profesori i arkeologjise bizantine, Richard Hodges, hodhi tezen se qyteti i Sarandes nuk eshte cliruar nga partizanet shqiptare dhe bashkepunimi i tyre me forcat aleate, por nga nje Force Komando angleze e zbarkuar ne Kakome. eshte interesant fakti se profesori, i cili ka patur privilegjin qe te punoje prej mese 10 vjetesh ne fushen e trashegimise kulturore shqiptare, ne 60-vjetorin e clirimit te qytetit ka marre persiper te sjelle teza te reja ne fushen e historiografise shqiptare te Luftes se Dyte Boterore te zhvilluar ne Shqiperi.
Duke respektuar qendrimin qe ka profesori britanik dhe mendimin e tij se historiografia shqiptare ka manipuluar per nje kohe te gjate per clirimtaret e vertete te qytetit, ne menduam qe te sillnim ne debat edhe mendimet e pjesemarresve te asaj ngjarje te Tetorit 1944: partizanet e Brigadave te 12-te, 14-te dhe 19-te, qe moren pjese ne clirimin e qytetit.


NASHO XANI, partizan i Brigades se 12-te.
"Saranden more djale e kane cliruar Brigada e 12-te, batalioni i 4-t dhe Brigada e 14-te si dhe ajo e 19-te qe ishte pozicionuar ne Delvine. Ja cfare kujtoj une: Batalionet tona erdhen ne Shenvasil 10-15 dite para se te sulmonim dhe clironim Saranden. Me 7 tetor te vitit 1944 na mblodhi komanda e batalionit me Shyqyri Ajazin komandant, mu tek rrapi i Shenvasilit, dhe na transmeton urdhrin e Shtabit te Zones se Pare Operative Vlore-Gjirokaster, qe qe ne Ramice te Laberise. Urdhri thoshte qe te sulmohet dhe te clirohet me cdo kusht Saranda nga gjermano-ballistet. E kuptuam qe "me cdo kusht", donte te thoshte sikur te shuheshim te gjithe. eshte e vertete qe bashke me ne ne fshat ishte vendosur nje repart anglez qe zbriti ne Kakome, te cilet ngriten nje grup artilerie. Ata nuk ishin me shume se 80-100 veta. Kur zbarkuan ne Kakome dhe u nisen per te ardhur ne Shenvasil, rruges u bllokuan nga trupat gjermane, por me ndihmen e partizaneve te Brigades se 12-te qe sulmuan gjermanet ne Uren e Brodanit, u be e mundur ardhja ne Shenvasil. Ne Uren e Brodanit u zune 3-4 makina qe i mbaj mend si sot, makina gjermane qe erdhen ne Shenvasil.
Anglezet nuk luftuan trup me trup
Me 8 tetor ne darke u nisem ne kembe nga Shenvasili dhe vijme te manastiri i Shengjergjit ne Volloder. Atje ishte vija e pare e frontit te luftes me gjermanet. Sulmin e shpallem ne, sinjali i te cilit ishte: tre bomba dore dhe nje bresheri automatiku. Gjermanet kishin minuar tere zonen mbi rruge e nen rruge dhe kur ne dhame sinjalin e sulmit, bene sikur u tremben dhe u terhoqen. Mirepo komanda jone ishte informuar nga populli qe vendi ishte minuar. Ne kete moment anglezet ishin ne Shenvasil, ku vune nje lloj topi jo me predha, por me fishekzjarr, qe leshonte flake. Me kujtohet qe Shyqyri Ajazi, (une isha korrier pas komandantit te batalionit atehere), mua dhe Leandro Dunin nga Dhermiu na ngarkoi te shkonim te anglezet e t'u thoshim te mos qellojne, se poshte jane partizanet. Tani e mendoj dhe cuditem si jam gjalle pas ngjitjes per atje, se na zbuluan gjermanet duke u ngjitur faqes se malit te zhveshur dhe na vinin predhat neper kembe. Arritem dhe u thame anglezeve me shenja qe te ndalonin zjarrin.
Anglezet nuk kane luftuar per clirimin e Sarandes, pervec nje grupi artilerie qe qellonin ne kodrat mbi Sarande, ne Shijan, qe te mos vinin forca gjermane nga Delvina e rrethe te tjera per te hyre ne Sarande. Por trup me trup nuk kane luftuar. Mbaj mend se artileria gjermane na qellonte nga Kasiopi i Korfuzit.
Me anglezet, marredhenie te mira
Per klimen e marredhenieve mes anglezeve dhe partizaneve une di te them kete: qe doktoret angleze ne te plagosurve, kur na terhoqen nga fronti dhe na cuan ne Shenvasil, na u ndodhen shume prane, na ndalen hemorragjine dhe na vune nga nje tabele ne te plagosurve rende qe do te iknim per ne spitalin e aleateve ne Itali. Anglezet na moren me ambulance dhe ne menduam se do te na conin ne Kuc. Kur vemi ne uren e Borshit, shohim nje anije-spital, me te cilen duke u gdhire 10 tetor na sjellin ne Sarande. Te 150 gjermanet e zene rob, pame si i moren gjithashtu me vapor dhe i nxoren jashte Shqiperise, kurse anija-spital, ku ishim 12 partizane te Brigades se 12-te u nis per ne Taranto te Italise".


SADIK MAMUCI, partizan i Brigades se 14-te.
"Sulmi perfundimtar per clirimin e Sarandes nisi me 7 tetor, u shtri me 8 dhe 9 tetor, kur Saranda u clirua nga forcat e Brigades se 12-te dhe 14-te. Ende jane gjalle nje pjese e mire e atyre luftetareve qe moren pjese drejtperdrejt ne clirimin e Sarandes. Eshte fakt i pakundershtueshem historik qe anglezet zbarkuan ne Shqiperi me misionin per te ndihmuar forcat partizane. Por mbeshtetja e tyre ishte vetem me mjete artilerie dhe nuk eshte aspak e vertete se ata moren pjese me forca luftarake ne luften per clirimin e Sarandes. Nje tjeter e pavertete qe pretendon autori anglez eshte kur ai shkruan se luftimet cliruese u zhvilluan brenda ne rruget e Sarandes, nderkohe qe ato u zhvilluan ne Vromero, ne kodrat e Vrionit dhe ne Qafe te Gjashtes. Ne rruget e Sarandes nuk u hodh asnje pushke, per faktin se forcat gjermane pasi u grumbulluan nga Korfuzi, u terhoqen me mjete te blinduara dhe kaluan Qafen e Gjinos, Delvinen, Muzinen dhe hyne ne Greqi. Disa dite me vone, forcat angleze u urdheruan qe te largoheshin nga Shqiperia".


Eqerem Qoku, korrier i batalionit te pare te Brigades se 12-te:
"Per problemin e zbarkimit te anglezeve mbaj mend se kam vajtur dy here tek Enver Hoxha. Si korrier qe isha coja letrat nga Brigada ne Shtab dhe mbaj mend se problemi i zbarkimit te anglezeve diskutohej pasi ata donin me force te zbarkonin ne Himare perpara se te zbrisnin ne Kakome. Shtabi nuk i lejonte dhe u thoshte se ne jemi ne gjendje ta clirojme vete Saranden. Bile kam qene prezent edhe ne nje konflikt ne Himare mes partizaneve dhe anglezeve.
Nga anijet anglezet kane zbritur ne toke, pra kane zbarkuar me sanallet (varka te vogla). Pervec qe anglezet nuk kane asnje merite ne clirimin e Sarandes, ata jane sjelle jo mire ne qytetin tone duke marre mallra neper dyqane. Ne rruget e Sarandes absolutisht nuk eshte luftuar, sikunder pretendon anglezi. Dua te permend nje rast interesant kur Islam Radovicka i mori pistoleten kolonelit gjerman ne momentin e kapitullimit ne Sarande. Ate donte t'ia merrte nje anglez, por koloneli nuk ia dha, duke i thene "okupator une, okupator ti, si te ta dorezoj ty pistoleten? Une kete njoh per luftetar",-i tha dhe ia dorezoi Radovickes".


Stavri Dhespo, partizan i Brigades se 14-te
"Mbaj mend se duke gdhire 7 tetori, forcat e Brigades se 14-te, ku une isha pjesetar, i mbledh komisari Kahreman Ylli, qe u plagos ne Qafen e Gjashtes. Ai na njofton urdhrin e Shtabit te Pergjithshem per organizimin e sulmit clirues te Sarandes. Ne mengjesin e 7 tetorit u ndez lufta. E dinim qe kur zbriten ne Kakome se aleate me ne, ndihmes ne sulmin e nisur do te ishin edhe anglezet. Atyre iu kerkua te godisnin me artileri. Anglezet ne fakt u futen ne qytet nga deti dhe jo nga toka me daten 9 tetor, mbas kapitullimit te gjermaneve. Me vone, kur u vendos komanda e Brigades se 14-te ketu, u vendos edhe shtabi anglez. Por eshte e vertete qe anglezet bene bastisje ne dyqane. Kjo eshte dhe arsyeja qe erdhi urdhri qe cdo anglez te mbahet nen mbikeqyrjen e cdo partizani".

Se kush e ka cliruar Saranden e deshmon edhe numri i konsiderueshem i partizaneve, qe jane te renet e asaj dite. Jane 18 jete partizanesh, me gjakun e te cileve u vulos clirimi i Sarandes, sic jane Anife Meta, Thoma Roze, Zoto Buzo, Sinan Ballaci, Kico Gjoni, Myslym Zotaj, Nimete Sadushi, Qani Shehu, Ramiz Mucaj, Thanas Jorgji, Thoma Koci, Aqif Demo, Miho Gjino, Kosta Karkashina, Idriz Mici, Dhurim Hajdini, Sefer Koshi, Halil Gorica, Isa Zhuli. Lapidari me emrat e tyre gjendet i paprekur ne Qafe te Gjashtes.


* Komando britanike ne Shqiperi.JPG (109.36 KB, 800x648 - viewed 52 times.)
Logged
Albi88


Reputation Power: 0
Albi88 has no influence.
Offline Offline

Posts: 3017



« Reply #490 on: February 03, 2012, 07:03:25 PM »

Kur kam qene ne 8 vjecare, nje mik i babait me dha perkohesisht nje liber Italian qe fliste per operecionet dhe betejat me te
famshme nga LIIB deri ne Falkland. Kishte plot foto. Libri nuk ishte i ndonje Autori Italian por i perkthyer me duket. Atje fliste per komandot
Britanike gjate luftes, ku tregonte shkurt per zbarkimet Angleze ne Sarande dhe Spille. Per Saranden tregonte qe u clirua
me ndihmen e rreth 500 partizaneve. Gjithashtu tregonte dhe per veshtiresite e ardhura si pasoje e Shqiptareve qe
bashkpunonin me Gjermanet. Kishte dhe disa foto te anijeve te zbarkimit Angleze dhe Gjermanet rob qe po ngarkonin materiale
mjekesore ne anije. Libri duhet te ishte fund viteve 80.
« Last Edit: February 03, 2012, 07:06:28 PM by Albi88 » Logged
Malion
Agjitprop i paepur ne betejat me serbogreket ne MP.net
Moderator
***

Reputation Power: 0
Malion has no influence.
Offline Offline

Posts: 866


Amor patriae nostra lex


« Reply #491 on: February 03, 2012, 09:57:23 PM »

E kam vene edhe me pare kete foto, megjithese para shume kohesh. Ketu mund te shohesh nje ushtar te 2 Commando te Royal Marines (djathts me Lee Enfield) duke ruajtur rober gjermane (ne qender te fotos duke mbajtur arka) te cilet po ngrkojne materiale ne LCT angleze. Fotoja eshte e totorit 1944 dhe besoj se duhet te jete bere ne Kakome.


* No_2 at Sarande.jpg (589.81 KB, 2326x1653 - viewed 61 times.)
Logged
Malion
Agjitprop i paepur ne betejat me serbogreket ne MP.net
Moderator
***

Reputation Power: 0
Malion has no influence.
Offline Offline

Posts: 866


Amor patriae nostra lex


« Reply #492 on: February 23, 2012, 10:49:47 PM »

Njolla mbi emra

Nga Artan Lame

Tė shtunėn qė shkoi, me njė gjest nga ata qė tė lėnė shije plehu, Sali Berisha dhe Lulzim Basha i hoqėn emrin rrugės “Dėshmorėt e 4 Shkurtit”. U shkrua dhe u fol pėr kėtė punė dhe pėr masakrėn qė i kish dhėnė emrin, por kėtu nė vijim dua ta shoh ngjarjen nga njė pikė tjetėr vėshtrimi, nga ajo e shtetit, i mirė a i lik qoftė ai.

Nė vitin 1944, kosovari Xhaferr Deva ishte ministėr i Brendshėm i Shtetit Shqiptar, kishte bėrė betim mbi flamurin kombėtar pėr t’i shėrbyer shtetit tė shqiptarėve dhe jo bindjeve dhe tekave tė veta. Nė atė pozicion, qytetarėt shqiptarė dhe ata tiranas, prisnin qė ai, me aq sa mundej dhe nė kushtet e luftės, tė ruante rendin dhe qetėsinė, tė siguronte jetėn dhe pasurinė, si kudo gjetkė. Po ē’bėri ministri i Brendshėm i shtetit shqiptar? Bash tė kundėrtėn e kėsaj.

Lėshoi rrugėve tė Tiranės nė mes tė natės trupat aspak tė rregullta tė Regjimentit Kosovar, arrestoi disa qindra vetė dhe me gjakftohtėsi, pa asnjė proces, pa asnjė akuzė, pa asnjė gjyq, 80 e ca syresh i vrau dhe i la rrugėve deri nė mbrėmjen e ditės tjetėr.

Si tė mos mjaftonte kjo, njerėzit e tij u lėshuan edhe nė plaēkitje tė dyqaneve, shtėpive dhe tregut tė qytetit. Dhe mė tej akoma, njerėzit e tij filluan tė vrasin e tė plaēkitin edhe njė numėr punėtorėsh italianė tė mbetur nė Tiranė qė nga kapitullimi i Italisė dhe qė kishin gjetur shpėtim nėpėr qytet nė pritje tė riatdhesimit (edhe kėta pėr antikomunizėm i vranė vallė?).

Dhe turpi i turpeve qė na bie nė kurriz tė gjithėve, ėshtė se gjermanėt nuk u pėrzjenė fare nė tė gjithė kėtė zallamahi e batėrdi. Ata ishin vėnė nė dijeni nga Kryeministri, kosovari tjetėr Rexhep Mitrovica, qė do tė bėhej njė reprezalje kundėr mbėshtetėsve tė Lėvizjes Nacional- Ēlirimtare dhe natyrisht qė do kenė thėnė: “Bujrum, bėjeni. Ėshtė ēėshtje e brendshme e juaja. Ku ta gjejmė qė shqiptarėt, siē e kanė zakon, t’i nxjerrin sytė njėri-tjetrit dhe ne tė rrimė e tė shohim!”.

Nė fakt, dhe pėr tė na i bėrė turpin edhe mė tė rėndė, gjermanėt ndėrhynė gjatė ditės sė 4 shkurtit, por pėr tė ndaluar masakrėn dhe plaēkitjet, veēanėrisht pasi kishin marrė njė numėr ankesash nga tė huajt me qėndrim nė Tiranė (italianė dhe tė tjerė) tė cilėt kėrkuan mbrojtjen e tyre ndaj banditėve tė Xhaferr Devės.
Ndaj atyre qė ishin demek ruajtėsit e zakoneve mė tė mira shqiptare, tė mikpritjes dhe tė mos prekjes tė tė huajve. huajve. Kujtimet e bashkėkohėsve janė plot me raste kur familjarėt e tė arrestuarve u pėrpoqėn tė kontaktonin me autoritetet pėr tė shpėtuar tė afėrmit e tyre, por u gjendėn pėrpara faktit qė, bash ministri i Brendshėm ishte organizatori i batėrdisė.

Kujtimet janė plot me raste kur, mė pas, oficerė tė xhandarmėrisė dhe xhandarė shqiptarė u pėrpoqėn tė shpėtonin ndokėnd prej tė arrestuarve. Si kudo e kurdo, ku do pėrplaseshit ju, nėse vinin nė mes tė natės e ju merrnin djalin, babanė apo vėllanė, pėrveēse tek policia? Dhe atje tė shihnit pastaj se urdhėrues i plaēkitjes ishte bash ministri i Brendshėm! Tė bukur figurė e tė bukur kujtim u la shqiptarėve ky kosovar gjakprishur.

Nėse midis shqiptarėve ka egzistuar kohė pas kohe njė hije mosdashjeje ndaj kosovarėve, Xhaferr Deva dhe shumė Xhaferrė tė tjerė kanė njė pjesė tė madhe tė fajit e pėrgjegjėsisė. Kujtimi qė i lanė Shqipėrisė ata qe shumė i rėndė. Kudo qė shkeli kėmba e tyre, qė nga Vlora e deri nė Veri, la pas vetėm dhunė, plaēkitje dhe tė vrarė.

Ca mė keq pastaj kur, pėr politikė tė ditės qė e kėrkon me zor konfliktin, kėrkohet qė krimet e sė shkuarės tė mbulohen e tė fshihen me shfaqje shpifarake si ajo qė pamė, duke i hequr emrat rrugėve. Nuk vihet nė diskutim qė Xhaferr Deva ishte antikomunist, ishte edhe nacionalist, por antikomunizmi dhe nacionalizmi nuk pėrbėjnė certifikatė pastėrtie ndaj krimeve, nuk pėrbėjnė as justifikim pėr tė pėrdorur pėr qėllime politike, shtetin qė tė ėshtė besuar.

Se edhe sot, nuk ėshtė se bėjnė ndonjė gjė mė shumė ata qė kemi mbi krye, sesa pėrdorimi i shtetit pėr politikė tė ditės dhe pastaj u duket vetja tė bukur. Kur ia dalin ta bėjnė kėtė pa derdhur gjak, e bėjnė pa gjak, kur pastaj u del pėrpara vrasja, as atė nuk ia pėrtojnė ta bėjnė, paēka se nuk i kemi votuar pėr tė bėrė politikė, por pėr tė bėrė shtetin.

Pa mendoni sikur sot tė ndodhte e njėjta gjė nė mes tė natės, ēdo bėnit? Nė fakt do bėnit tė njėjtėn gjė si atėherė, nėse do kishit mundėsi do kontaktonit njė ambasadė tė huaj, amerikanen a anglezen nė radhė tė parė, ashtu si atėherė qė kush mundi u pėrpoq tė ankohej tek gjermanėt pėr tė shpėtuar tė afėrmit. Nėse nuk do e kishit kėtė mundėsi, do vraponit nė polici apo tek ministri Brendshėm pėr tė kėrkuar mbrojtjen e ligjit dhe tė rendit. Dhe atje do kuptonit se organizator i masakrės ishte vetė ministri!

Pak a shumė si mė 21 janar, kur ne prisnim qė policia tė ndėrhynte pėr tė shpėtuar qytetarėt e vet nga plumbat e banditėve me e pa uniformė brenda Kryeministrisė dhe pastaj morėm vesh se nė krye tė kėsaj pune ishte vetė ministri i Brendshėm qė ne prisnim tė na mbronte jetėn e pasurinė. Bash ai ministėr, i cili tani po pėrpiqet t’i fshehė gjurmėt e gjakut paraardhėsit tė vet tė 70 vjetėve tė shkuara.

Ndoshta termi “dėshmorė” i pėrdorur deri sot pėr tė vrarėt e 4 shkurtit, ishte disi i ekzagjeruar, pasi dėshmor ėshtė ai qė vdes me armė nė dorė, ndoshta mund tė quheshin tė rėnė apo viktima. Ndoshta nuk ishin 84 por 82, 78 apo 74, siē ka qenė i vetmi argument i turpshėm qė kam dėgjuar kėto ditė kundėr kujtimit tė tyre.

Ndoshta midis tyre kishte edhe shumė veprimtarė mbėshtetės apo simpatizantė tė Lėvizjes NacionalĒlirimtare, por edhe kjo ėshtė vlerė siē ėshtė vlerė antikomunizmi. Por asnjė nga kėto “ndoshta” nuk u heq tė drejtėn bashkėqytetarėve ta kujtonin rėnien e tyre me njė emėr rruge. Por tė gjitha kėto janė hollėsira e delikatesa, ndėrsa gjendemi pėrpara brutalitetit dhe vrazhdėsisė sė dy ministrave tanė tė Brendshėm.

Tė njėrit qė i vrau tiranasit 70 vjet mė parė dhe tė tjetrit qė u fshin kujtimin 70 vjet mė pas. Pa bėni hesap tani sikur tė afėrmit e tė vrarėve tė 4 shkurtit 1944 tė duan tė hapin gjyq (krimi i vrasjes juridikisht nuk bie nė parashkrim) pėr tė dėnuar tė paktėn moralisht ekzekutorėt. Ē’do t’u thotė atyre zoti Basha, mė falni se nuk e dija historinė, apo se e dija por tė afėrmit tuaj ishin komunistė, apo se Deva ishte antikomunist, apo se nuk di unė nga kėto punė i di Saliu?

Xhaferr Devėn, ministėr i Brendshėm i vitit 1944, krimi i bėrė nė Tiranė nė 4 shkurt tė atij viti, do ta ndjekė pas nė jetė tė jetėve dhe s’ka ideologji qė ia lan, pasi shteti mbėshtetet mbi ligje e rregulla dhe jo mbi ideologji dhe dėshira; ashtu sikundėr Lulzim Bashėn e Sali Berishėn, krimi i 21 janarit do t’u mbetet nė kurriz ngado qė ta kthejnė e ta rrotullojnė.

Shqiptarėt i kishin vėnė nė ato karrige si pėrfaqėsues tė shtetit dhe prisnin qė ata t’u mbronin jetėn e pasurinė, rendin dhe qetėsinė, ndėrsa ata i vranė nė emėr tė ideologjive. Tashmė nėpėr letra emri i rrugės “4 Shkurti” ėshtė zėvendėsuar me emrin e ri qė i vunė. Ėshtė emri i njė kosovari tė ndritur, tė cilit ne vdekatarėt nuk e dimė se ē’mendon qė atje sė Larti prej nga ndjek punėt e kėsaj Bote, pėr kėtė shpėrdorje qė i bėnė emrit tė tij tė nderuar, por sidoqoftė mirė nuk ndjehet dhe s’ka sesi. Tė bukur belį i lanė mbi emėr Deva dhe Basha!

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=229462
Logged
the gunsmith
Moderator i pamoderueshem.Llamarinist,thellesisht antikomunist ne delir permanent ne univers kalibrash,eotech,ak&hk.Me pak i eger se sa don te duket, kritik i cfaredo gjeje e ne rradhe te pare i vetes.


Reputation Power: 0
the gunsmith has no influence.
Offline Offline

Posts: 1336


Cogito ergo sum!


WWW
« Reply #493 on: February 23, 2012, 11:04:36 PM »

ka te drejte Profesori!!!!

me mir te kishin heq emrin rruges bardhok biba .... Sad
Logged

Cordite fires my synapses, Gun oils pumps through my heart and veins, I'm as tough as an AK and as versatile as an M16, I am THE  Weaponologist
Malion
Agjitprop i paepur ne betejat me serbogreket ne MP.net
Moderator
***

Reputation Power: 0
Malion has no influence.
Offline Offline

Posts: 866


Amor patriae nostra lex


« Reply #494 on: February 23, 2012, 11:18:23 PM »

ka te drejte Profesori!!!!

me mir te kishin heq emrin rruges bardhok biba .... Sad

Ka akoma rruge me emrin Bardhok Biba?!
Logged
Albanian Military Forum
   

Your Ad Here
 Logged
Pages: 1 ... 31 32 [33] 34 35 ... 50   Go Up
  Print  
 
Jump to:  

Design By simply sibyl And CreateAForum.com
Powered by SMF 1.1.18 | SMF © 2013, Simple Machines